LIFESTYLE, 2 Gusht 2019, 14:11

FOTO/ Tha se u martua, Bebe Rexha u kërkon falje fansave për “mashtrimin”

FOTO/ Tha se u martua, Bebe Rexha u kërkon falje fansave për


Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha surprizoi të gjithë fansat me dasmën e papritur.

Ajo postoi disa foto dhe video në rrjetet sociale teksa ishte e bërë nuse me vello, ku shkruante se për të është dita më e bukur e jetës së saj, dhe se ka dashur të ketë një dasmë private.

Por asgjë nuk ka qenë e vërtetë, pasi ato foto dhe video kanë qenë vetëm për efekt të një klipi muzikor.

Por Bebe ka publikuar këngën “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones, ku u kuptua se velloja e bardhë që postoi disa ditë më parë, nuk ishte për një dasmë të vërtetë por vetëm për klipin e këngës së re.

Gjithashtu përmes një postimi këngëtarja ka kërkuar falje për “mashtrimin” që bëri me vellon dhe  dasmën.