TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhirimet e filmit “Falco” kanë nisur prej kohësh dhe siç ka bërë me dije vetë producenti dhe skenaristi, Bes Kallaku, shumë shpejt të gjithë do e shohim të përfunduar.
Stafi i filmit, mbrëmjen e shkuar u bashkuan për të festuar së bashku. Gjatë darkës ato kanë bërë mjaft video të cilat nuk kanë nguruar t’i postojnë në instagram.
Aktorët e humorit i kanë shtuar hijeshinë atmosferës duke i bërë të gjithë për të qeshur me batuta nga më qesharaket si dhe duke imituar personazhe të tjerë.
Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje, është kur aktori Olsi Bylyky shfaqet duke imituar Noizyn, ndërkohë që Sara Kolami e xhiron.
Në sfond ka vendosur këngën më të re të reperit dhe imiton lëvizjet e tij në një mënyrë që i ka bërë të gjithë të gajasen së qeshuri. Kjo video është postuar nga Sara Kolami në InstaStoryn e saj ku dëgjohen të qeshura kumbuese.
