LIFESTYLE, 2 Gusht 2019, 15:46

Moderatori i njohur njofton largimin nga emisioni televiziv pas 3 vitesh

Moderatori i njohur njofton largimin nga emisioni televiziv pas 3 vitesh


Moderatori Abër Cepani ka përfunduar ditën e sotme udhëtimin e tij tre vjeçar me emisionin e mëngjesit në Radio-Televizionin Shqiptar. Arbri ka vendosur të shkëptutet nga moderimi i programit “Mirmëngjes Shqipëri” për t’iu përshkutuar sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, ku pas përfundimit të puntatës së fundit, publikoi në Instagram një foto me kolegen e tij Blerina Shehun, duke falenderuar të gjithë stafin dhe mbi të gjitha publikun. “3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qënë ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte.  Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjestar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vertetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonje studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe perqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit”, ka shkruar Arbri.
 
View this post on Instagram
 

3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit...Kanë qënë ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale ❤ Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjestar të stafit "Mirëmëngjes Shqipëri", nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vertetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonje studim mbi "harmoninë midis kolegësh"! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe perqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mengjesit, për t'iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë ❤ Dhe nga zemra flm ?

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani) on