LIFESTYLE, 3 Gusht 2019, 08:30

Temperatura deri në 34°C, si do të jetë moti sot

Temperatura deri në 34°C, si do të jetë moti sot


Nëse jeni përgatitur për plazh sot, atëherë duhet të keni parasysh se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Sipas Meteoalb pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim në zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore-jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.