TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërzhezhë, në Berat. Dyshohet se autobusi ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve autobusi ka pasur 15 persona, ku 10 prej tyre janë plagosur.
Nxënësit e plagosur janë të moshës nga 14 deri në 18 vjeç.
Një prej të plagosurve është më rëndë dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas Nxënësja e moshës 18 vjeçe me iniciale R.K. po transportohet në Tiranë.
Autobusi që është përfshirë në këtë aksident mësohet se ka targat AA 445 AH, dhe po transportonte nxënës të një shkollë në Çorovodë.
Drejtuesi i mjetit sipas informacioneve të deritanishme është shtetasi me iniciale A.H.