AKTUALITET, 30 Gusht 2018, 21:51

Aksidenti/ Vonohet ambulanca e zjarrfikësja, qytetarët nxjerrin shoferin e bllokuar nga makina

Aksidenti/ Vonohet ambulanca e zjarrfikësja, qytetarët nxjerrin

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Himarë-Qeparo, ndërsa një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Shoferi rreth 40 vjeç ka mbetur i bllokuar dhe pa ndjenja për rreth 30 minuta brenda mjetit.

Pavarësisht se qytetarët kanë njoftuar ambulancën, zjarrfikësen dhe policinë, kur kanë parë se ajo nuk po mbërrinte kanë marrë vetë iniciativën për ta nxjerrë shoferin nga makina.

Me ndihmen edhe të dy infermiereve nga Qeparoi, fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

“Për herë të parë telefonova ambulancën dhe policinë në 18:26, pastaj në 18:30 dhe tani është ora e 18:45 dhe nuk ka mbërritur ende” – ka thënë më herët një nga dëshmitarët.