AKTUALITET, 30 Gusht 2018, 21:25

Modriç lojtari i vitit, nga “shtëpia” e Juves shpërthejnë në akuza: Turp, e meritonte Ronaldo

Modriç lojtari i vitit, nga “shtëpia” e Juves

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendes, ishte shumë i inatosur nga fakti se UEFA nuk i dha portugezit, çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit. “Është qesharake, një turp i vërtetë. Kristiano shënoi 15 gola në Champions, duke e çuar Realit në fitimin e këtij trofeu” – deklaroi Mendes.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Juventusit, Bepe Marota, për çmimin që iu akordua kroatit Luka Modriç.

“Mund të them se nuk e prisja diçka të tillë, por duhet ta respektojmë. Ky çmim shkon për performancën në Champions, dhe jo në Kupën e Botës, dhe besojmë se e meritonte Ronaldo, që i ka dhënë kaq shumë emocione këtij kompeticioni. Nuk i heq asgjë vendimit të jurisë apo votave të trajnerëve dhe gazetarëve, por nëse do votoja unë, atëherë do zgjidhja Ronaldon", - tha Marota.