AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 09:16

‘Luftë’ 45 grupeve kriminale, Xhafaj i shkon në zyrë kryeprokurores

‘Luftë’ 45 grupeve kriminale, Xhafaj i shkon në zyrë

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, po zhvillon një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi mbahet në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në qendër do të jetë nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi.

Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ditët e fundit ministri Fatmir Xhafaj ka deklaruar se janë evidentuar të paktën 45 grupe kriminale në të gjithë vendin./TPZ.AL