TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Duka dhe Bashkim Fino iu përgjigjën materialit filmik të emisionit “Të Paekspozuarit”, ku tregonte grupet që po lobojnë për 2 kandidatët.
Fino: Nuk vij nga grupimi i Olsi Ramës, por nga një grupim i gjerë. Unë mendoj që nuk e fsheh që s’jam politikan, jam politikan karriere, kam identikitin tim moral politik që nga 1992 si kryetar bashkie, si kryeministër dhe më pas si deputet këto 20 vjet. Mua nuk më kanë sjellë në këtë kandidim Olsi Rama dhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi. Duka e di shumë mirë që unë kam qënë pasionat për futbollin . Jam propozuar nga dy klube, Flamurtari dhe Lushnja.
Duka: Kam njohje, me dy presidentët e Skënderbeut, Zeqo dhe Takaj. Ata janë miqtë e mi, ndërsa ministrin Bode e njof. Do kisha dëshirë ta kisha mik por nuk e kam, dy herë kam pirë kafe me të. Në futboll nuk kam ardhur nga Skëndërebu. Promotori im në atë kohë ka qenë Vllaznia kur kam ardhur në futboll.
Fino: Presidenti aktual është i konsumuar prej 16 vitesh, dhe futbolli ka nevojë për një pastërti, për kthimin e besimit te njerzit. Ka nevojë për ndryshim drastik për mënyrën e të drejtuarit të federatës së futbollit./TPZ.AL/
VIDEO: