AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 21:35

Fino: Nuk je i pastër me klubet, Duka: Mbahesh mend vetëm për "Muçi, Naçi, Baçi"

Fino: Nuk je i pastër me klubet, Duka: Mbahesh mend vetëm për

Armand Duka dhe Bashkim Fino, kanë debatuar mbrëmjen e sotme, me njëri tjetrin në emisionin "Të Paekspozuarit".

Duka është pyetur nga Ylli Rakipi për tre cilësitë që e bëjnë kandidatin më të mirë për postin e Presidentit të Federatës. Duka ka përmendur, faktin se ka një mardhënie të mirë me komunitetin e futbollit. Por, kandidati tjetër, Bashkim Fino nuk ka qenë dakord me këtë gjë.

Fino: Për pikën e tretë, duhet ta kursente zoti Duka, pjesën e mardhënieve me gjithë komunitetin e futbollin. Nuk besoj se i ka aq të pastërta. Ka mungesë besimi. Nuk mund të jetë një mardhënie normale kur presidenti ka mardhënie jo të barabarta me ekipet.

Duka: Është më mirë 16 vjet në Federatë, se sa 20 vjet në politikë. Të këshilloj mos të akuzosh anëtarët e federatës, se do ti kesh bashkëpunëtor.

Fino: Nuk akuzova anëtarët, por ty. Mos deformo fjalët e mia. Thashë që mardhënia që ke me klubet është me dy standarte. Ska lidhje me klubet, por qëndrimi yt me klubet.

Nga ana tjetër, është diskutuar edhe pjesëmarrja 20 vejçare e Finos në politikë. Duka ka thënë se ai nuk mbahet mend për asgjë por vetëm për frazën e Fatos Nanos "Muçi, Naçi, Baçi".

/TPZ.AL/ 

VIDEO: