AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 22:08

Plas sherri Duka-Fino/ FSHF është vënë në shërbim të politikës

Plas sherri Duka-Fino/ FSHF është vënë në shërbim

Deputeti, njëherësh kandidati Bashkim Fino, u përplas fort me Armand Dukën, në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

Fino: Duka e ka përdorur federatën politikisht, ky bashkë me drejtuesit e FSHF, ka marrë pjesë në konventën e partisë së vëllait të tij, Partisë Agrare. Ka shkuar ka bërë fushatë në Ersekë, për të mbështetur partinë e vëllait të vet. Kjo është e gabuar, ka shkelur statutin . Kryefinancieri i partisë së vëllait tuaj është punësuar në FSHF, ca do të thot kjo? Ti e përdor federatën për politikë dhe pranoje që e ke shkelur statutin.

Duka: Unë nuk punoj në federatë, unë jam president i FSHF-së./TPZ.AL/