TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, prodhimi i naftës në SHBA tejkaloi 10 milionë fuçitë në ditë, për herë të parë që nga viti 1970, deklaroi Administrata për Informimin mbi Energjinë. Në anën tjetër, edhe prodhimi nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës u rrit lehtë gjatë muajit janar, duke u tërhequr nga niveli më i ulët në tetë muajt e fundit. Rritja e prodhimit nga Nigeria dhe Arabia Saudite ka kompensuar rënien e prodhimit në Venezuelë.
Sipas një studimi të Reuters, vendet që janë pjesë e marrëveshjes e kanë respektuar në 138% angazhimin për uljen e prodhimit, që do të thotë se prodhimi është ulur akoma më shumë. Kjo ka bërë që çmimet të rriten gjatë sesionit të sotëm. Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 6.8 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, pas 10 javësh me radhë në rënie. Analistët parashikonin një rënie me 126 mijë fuçi. Në anën tjetër, rezervat e benzinës shënuan një rënie surprizë prej 1.8 milionë fuçi./scan.tv