AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 22:42

Armand Duka akuzë të rëndë Finos: Ke aktivizuar kriminelët, kam frikë të them emrat e tyre

Armand Duka akuzë të rëndë Finos: Ke aktivizuar

Armand Duka dhe Bashkim Fino, dy kandidatët për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë shkëmbyer replika mjaft të ashpra në emisionin "Të Paekspozuarit", në Top Channel.

Duka ka akuzuar Finon, se ka aktivizuar kriminelë dhe gangsterë për të frikësuar votuesit dhe se ai vetë ka frikë ti përmendë emrat e këtyre personave.

"Harroji punët e dosjeve dhe burgjeve. Je mësuar vetëm të shash dhe të ofendosh. Frymë e re nga "muci naci baci", nuk e pres të vij. Frymë e re nuk e pres nga korrupsioni. Qetësohu vëlla se na duhesh deri në datë 7. S'ke lënë kriminel dhe gangster pa aktivizuar. Politikanët që ti ke futur në fushatë, dhe gangsterët që ke futur në fushatë. Të tërë i ke përfshirë në fushatë. Emrat e kriminelëve kam frikë ti them. Po më dhanë urdhër gangterët të tërhiqem, do të tërhiqem."

Fino është përgjigjur duke thënë, se atë nuk e kanë quajtur asnjëherë "klani i zemunit".

"Mua nuk më ka thënë njeri, Klani i Zemunit. Unë jam kristal i pastër."

/TPZ.AL/