TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj rivalit të tij, Armand duka.
Fino: Jam shumë ndryshe nga ty, nuk je treguar i barabartë. Mos mashtro më, se ke 16 vjet, ke manipuluar me telefon. Ka mbaruar koha jote. Të akuzojnë të gjithë, të gjitha klubet, ti ke d y standarte, i dënon sipas standarti tënd. Ti ke standarte sipas dëshirave të tua, ky je ti, këtë ke berë gjatë gjithë kohës ti, ti nxjerr kë ke dashur kampion.
Duka: Mos u acaro kaq shumë.
Fino: U desh 12 ditë, që Duka të publikonte listën kush do votonte. Përgjegjësinë e mban Sekretari i Përgjithshëm, përgjegjësinë juridike. Ai nuk ka çfarë flet për këto vite.
Ndërkohë, Armand Duka u përgjigj me kundërakuza ndaj Finos.
Duka: Për Sukthin, do të votojë punonjësi i Vangjush Dakos. Bashkimi e di vetë ca ka luajtur vetë në Velipojë, 90 % janë të gjithë persona të deleguar, fillo nga kryetarja e Bashkisë Shijakut, Patopsit, apo Sarandës, por janë të deleguar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë. Ku punon përfaqësuesi i Sukthit, është një punonjës i Vangjush Dakos. Po Sarandën, po Patosin, pra forcat e tua politike.
/TPZ.AL/