AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 22:56

Fino akuza Dukës: Ke futur Lulzim Bashën që të regjistrosh shoqatat e paligjshme

Fino akuza Dukës: Ke futur Lulzim Bashën që të regjistrosh

Bashkim Fino, kandidati për FSHF hodhi akuza të forta ndaj Armand Dukës, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel.

Sipas Finos, Duka ka futur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën për të ndërhyrë në regjistrimin e shoqatave në gjykatë.

“Fute Lul Bashën të fliste me miqtë e vetë në gjykatë, që të regjistroheshin shoqatat” – u shpreh Fino.

Ndërsa Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u përgjigj me akuza për ndërhyrje të ministrave.

“Ke futur Blendi Klosin dhe Ditmir Bushatin që të ndërhyjnë tek bashkitë për të marrë votat.” – u shpreh Duka.

 

/TPZ.AL/