TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, ka marrë fjalën në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një ditë pasi dyshja Rama-Veliaj e shembën godinën.
Lubonja tha se e vetmja mënyrë për të rimëkëmbur dinjitetin e humbur dhe për të fituar lirinë, është që një proces penal, të shkojë deri tek kryetari i bandēs, Edi Rama.
Ai u bëri thirrje qytetarëve, që të bashkohen dhe të angazhohen.
"Duhet të kërkojmë sot dorëheqjen e Erion Veliajt. Të kërkojmë, sot, nesër dhe vazhdimisht dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë, për shkeljet që ka bërë.
Të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme, përpara prokurorisë, e cila përpara provave të qarta, duhet të bëjë që këta të japin llogari.
Ky proces duhet të cojë deri kryetari i bandēs, që është Edi Rama. Tek shkatërrimi i të gjithë mekanizmit të pushtetit që ai ka ngritur, duke përdorur paratë e krimìt, për të fituar pushtetin dhe pushtetin për të gjeneruar para.
Futja e krimìt në politikë dhe ekonimi dhe shkatërrimi i të gjithë burimeve intelektuale, mediatikë, që të bëjë të pamundur këtë rezistencë.
Duhet të mendjmë se si do të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë e nëpërkëmbur.
Nëpërmjet Teatrti mund të bëhet një gjyq ndaj kësaj bandē, në mënyrë që të hapim rrugën e një Shqipërie të njerëzve, ku e mira të jetë shumica dhe jo e keqja të jetë shumica.
Secili duhet të angazhohet, të thotë duhet të bëja dhe do të bëj më shumë!", tha Lubonja.
/TPZ.al/
VIDEO: