TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaci, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar tregon ndër të tjera edhe dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Kërpaci vlerëson se po ashtu, shembja e godinës tregon se kjo qeveri është shumë larg standardeve që kërkon Europa për vendin tonë.
Postimi i ish deputetes së LSI-së Floida Kërpaci:
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën, por tregon dobësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe mungesën e vullnetit nga ana e qeverisë për rrugën e integrimit europian dhe 15 kushtet e tij.
Nevojë për ndryshim, nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme!