AKTUALITET, 18 Maj 2020, 17:12

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Na vranë fizikisht, por jo shpirtërisht!

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Na vranë fizikisht, por jo

Aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, vjen me një mesazh të fortë nga protesta para Teatrit Kombëtar, i cili është shembur.

Në një prononcim për ‘News24’, Malkaj tha se ata, qeveria, i vrau fizikisht por jo shpirtërisht. Mes të tjerash ai theksoi se ishte shumë i emocionuar që shihte aq shumë njerëz në protestë.

“Na vranë fizikisht, por jo shpirtërisht…Teatri është shpirt, është dashuri. Më kënaqi fakti që ka kaq shumë njerëz. Nuk jam këtu si anëtar i asnjë partie, por si njeri që e dua teatrin.”, tha ai.