AKTUALITET, 18 Maj 2020, 17:12

Meta reagon pak para protestës: Demokracia do të triumfojë mbi talebanizmin dhe oligarkinë!

Meta reagon pak para protestës: Demokracia do të triumfojë mbi


Presidenti  Ilir Meta , ka reguar pak minuta para protestës që po zhvillohet aktualisht para Teatrit Kombëtar ku  shprehet se demokracia do të triumfojë mbi talebanizmin dhe oligarkinë dhe se mbështet një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit.

Reagimi:

Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.

Mos iu përgjigjni dhūnës me dhūnë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.