AKTUALITET, 18 Maj 2020, 17:42

Liçaj-protestuesve: Ejani të thërrasim Shqipëri, Rama dhe Veliaj kanë shkretëtirë brenda tyre dhe jo zemër!

Liçaj-protestuesve: Ejani të thërrasim Shqipëri, Rama dhe

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, u b1%ri thirrje protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Brendshm, se "ne duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë. Rama dhe Veliaj, kanë shkretëirë brenda tyre jo zemër".

Neritan Liçaj: Më ka ikur zëri, por ka mbetur pjesa ime më e mirë, pjesa ime më e fortë. U përpoqën të vrasin lirinë, u përpoqën të vrasin forcën. Këtë muskulin këtu, dhe jo muskulin e policëve. Por ky është muskuli që nuk mposhtet dot kurrë. Ai teatër u kthye në një tempull që I dha zë dhe jehonë shpirtit të njerëzve.

Zoti kur e bëri këtë mendoj se ka qenë i dashuruar, sepse është shumë bukur. Ne do ta bëjmë akoma më të bukur, si qytetarë. Shpresa nuk vdes, më ka mbajtur dy vite tek Teatri. Unë kam fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi se mua nuk më ka mbetur shumë. Ne duhet të luftojmë, t’i themi Shqipërisë që ne e duam shumë.

Ta shohim se si do të mbjellë e jot ë shkretëtojë. Sepse Rama dhe Veliaj, kanë shkretëirë brenda tyre jo zemër. Në nuk kemi shkretëtirë, kështu që ejani të mbjellim. Mund të bëni çfarë të doni, mund të sajoni skenarë, nuk ju opengoj dot, por rëndësi për mua është ajo çfarë bëj unë. Rëndësi ka që ne nuk na pengopni dot. Prandaj unë ju ftoj të gjthëve të thërrasim Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri.