AKTUALITET, 18 Maj 2020, 17:08

Kontrollet policore, trafik i rënduar në hyrje të Tiranës

Trafik i rënduar atuomjetesh është vërejtur pasditen e sotme në hyrje të Tiranës, pranë Casa Italia. Qindra automjete presin në radhë për minuta të tëra. Shkak i trafikut janë jo vetëm ngushtimi i rrugës për punimet tek Unaza, por edhe kontrollet e shumta të policisë së shtetit.