AKTUALITET, 18 Maj 2020, 16:23

Shembja e Teatrit, Meta takim me ambasadorët e BE në Pallatin e Brigadave

Shembja e Teatrit, Meta takim me ambasadorët e BE në Pallatin e

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ndërsa në fokus të diskutimeve është situata politike në vend, e cila prej mëngjesit të djeshëm, pas shembjes së Teatrit Kombëtar vijon të jetë e tensionuar.

Presidenti e ankimoi vendimin e qeverisë për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë godinën tanimë të rrafshuar të Teatrit Kombëtar. Ai kërkonte shfuqëzimin nga Gjykata Kushtetuese të këtij vendimi.