TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë është përfolur pozicioni që do të merrte Luana në Top Channel pas përfundimit të “Pa Limit”, e shumë më tepër pas largimit të Marinës, por moderatorja zgjodhi të heshtë, vetëm për të folur tani për herë të parë publikisht. Është mësuar që Luana do të drejtojë një spektakël të ri në Top Channel, prime-time të shtunave. “Shiko kush luan” është spektakli më i ri, që do të përfshijë personazhe të njohura të skenës dhe ekranit. “Kemi sfidë, kemi garë. Në përmbajtje është një quizz, por ne do të bëjmë një show të vërtetë,” ka treguar Luana në Wake Up.
“Argëtim siç e do e shtuna në mbrëmje. Pas 10 vitesh pjesë e Top Channel e kam kuptuar çfarë do një program prime-time,” shton ajo, që këtë herë i është besuar pozicioni i bashkëautores bashkë me Blendi Salaj. Luana pranoi se është bërë shumë më e përgjegjshme, zgjohet që në shtatë “sepse ia ka vendosur mbledhjet stafit në tetë”. “Një nga vajzat e stafit më tha dje, ‘je si gjeneral’... “Po ndihem ndryshe, e rritur, me shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Kemi punuar shumë fort ndërkohë që të gjithë prisnin rolin tim, nëse do jem apo nuk do jem.”
“Shiko kush luan” fillon këtë të shtunë dhe Luana nuk është kursyer aspak për të treguar detaje, duke zbuluar madje dhe tre prej konkurrentëve që do të luajnë natën e parë. “Janë dy skuadra. Çunat kanë një rol shumë të rëndësishëm, janë kapitenë të skuadrave. Praktikisht kanë në dorë skuadrat, pjesë e të cilave do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit. 6 personazhe të ndryshëm çdo javë, tre për çdo skuadër. Janë pak puntata, ndaj do të bëhet një përzgjedhje shumë e mirë. Dhe në fund do të fitohet diçka.” Luana sqaroi kështu se ndryshe nga sa është keqkuptuar, Edi Manushi dhe Gent Hazizi nuk do të prezantojnë bashkë me të, por do të jenë kapitenë të skuadrave kundërshtare.
Në puntatën e parë që nis këtë të shtunë do të luajë Mc Kresha, Lyrical Son dhe Jonida Maliqi. Fifi do të jetë pjesë e spektaklit, jo vetëm me muzikë live, por edhe me batutat, sepse siç tregoi Luana ‘është një natyrë shumë karizmatike’. Spektakli do të zgjasë plot 90 minuta, do të fillojë me show dhe do të bëhet gjithnjë e më i nxehtë. Të paktën këtë paralajmëron Luana./anabel