AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 09:47

FOTO/ Durrës, tregtarët dalin në protestë: Bashkia të heqë ambulantët

Gjatë mëngjesit të sotëm tregtarët e tregut industrial në Durrës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar konkurrencën e pandershme të tregtarëve ambulantë.

Protestuesit kërkojnë nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako të largojë tregtarët që shesin në rrugë, pasi u sjellin shumë dëme.

Kërkojmë që të largohen nga rruga tregtaret e pandershëm. Ne paguajmë taksa dhe po falimentojmë”, kërkoi një tregtar.

Bashkia duhet ti heqë tregtarët e trotuareve, ne paguajmë taksa ndërsa ata jo, po falimentojmë”. Deklaroi një tregtar tjetër.

Tregtarët e tregut industrial i bënë thirrje bashkisë të ndërhyjë, pasi konkurrenca e tregtarëve të pandershëm po i falimenton. TPZ.AL