AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 14:04

Lorik Cana, mesazh për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka bërë një dedikim special dhe ndihet i lumtur për formimin e ushtrisë në Kosovë.

Urime krijimit të Ushtrisë së Kosovës, një e drejtë e jona e natyrshme, synim ka paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, rajon dhe më gjërë. Kjo ushtri gjithashtu do ti kontribuon edhe ruajtjes paqes dhe sigurisë në vende të ndryshme të rajonit dhe botës duke qenë në një të ardhme të shpejtë si pjesë e NATO-s”, ka shkruar Cana.