LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 14:59

Lori Hoxha i kërkon Ermal Mamaqit të rikthehet në Top Channel

Ermal Mamaqi dhe Lori Hoxha janë prej dy ditësh tashmë në Turqi, aty ku biznesmeni Samir Mane festoi ditëlindjen.

Pas festës së mbrëmshme, mëngjesin e sotëm Ermal Mamaqi e ka kaluar në shoqërinë e Lorit, Sarës dhe Vjollca Hoxhës.

Moderatori ka postuar një foto me të treja, por të gjithë vëmendjen e ka marrë përshkrimi që ai ka lënë poshtë fotos. "2 vjet që i lutem Lori Hoxhës të vij në një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami", shkruan Ermali.

Nuk ka vonuar shumë, edhe Lori ka komentuar në foton e Ermalit duke i kërkuar atij të kthehet në Top Channel dhe vetëm atëherë, ajo do bëjë një përjashtim. "Kur të vish prapë te Topi e bën një përjashtim", komenton Lori.