LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2017, 22:07

Erion Veliaj: Noizy një super çun, solidar dhe tepër i thjeshtë

Erion Veliaj: Noizy një super çun, solidar dhe tepër i

Erion Veliaj, i ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin” ndër të tjera, ka folur dhe për këngëtarin Noizy. Jo rrallë herë kohët e fundit i kemi parë bashkë nëpër foto, të cilat i kanë hedhur në rrjetet sociale.

I pyetur nga Ermali se pse bën ai foto teksa duket në shërbim të popullit në vend që të bëje foto me vajza, varëse të kushtueshme, makina të fundit, Erion Veliaj përgjigjet se: “Aty është konkurrencë e madhe dhe kam preferuar të rri te pjesa që nuk ka aq shumë konkurrencë”, thotë Erioni.

“Ato i bën më së miri Noizy, ia kemi lënë Noizy-t”, - shton moderatori.

“Është super çun, shumë solidar, përtej pjesës artistike ai është i thjesht që ka lindur në një familje të thjeshtë. Në këtë sens respekt për të”, ndër të tjera shton Erion Veliaj. TPZ.al