LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2017, 11:16

Kledi Kadiu, balet gocës së tij 2 vjeçe

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka ndarë me miqtë në Facebook, një moment shumë special me vogëlushen e tij.

Ai u bë baba rreth dy vite më parë dhe vogëlushja është gëzimi i tij më i madh. Por nga foto e publikuar, me sa duket, vërtetohet ajo shprehja “dardha bie nën dardhë”.

Kledi argëtohet me vogëlushen teksa i mëson asaj balet, edhe pse s’ka mbushur ende dy vjeç.

“Balerinët e vegjël rriten! Gëzuar festat të gjithë ju!”, shkruan balerini Kledi Kadiu, duke na përshëndetur me këtë kartolinë të bukur për festa.