LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 12:23

Eugent Bushpepa, fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH, ja çfarë tha pas çmimit

Eugent Bushpepa, fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH, ja

Është mbyllur finalja e festivalit të 56-të në RTSH, ku çmimin e parë e fitoi Eugent Bushpepa me këngën “mall”.

Në fjalët e para pasa shpalljes fitues Eugent Bushpepa u shpreh shumë i emocionuar për këtë çmim dhe nderim që i bëhet.

“I falenderoj të gjithë shumë faleminderit për mundësinë që më dhanë për të përfaqësuar shqiptarët, do mundohem të bëj maksimumin”,- u shpreh i emocionuar këngëtari.

Çmimin e dytë e ka fituar Redon Makashi me këngën "Ekziston", ndërsa çmimin e  tretë e mori këngëtarja e re Inis Neziri me këngën "Piedestal"

Ky festival u premtua nga organizatorët shumë ndryshe dhe në fakt i tillë ishte me më shumë emocion dhe spektakël.

Pas këtij çmimi Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian Eurovizion.