LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2017, 13:47

Ditëlindja, rasti që Albani dhe Bieta prezantojnë me fytyrë djalin e tyre

Në ditën e tij të lindjes moderatori Alban Dudushi mori surpirzën më pikante nga stafi i “Top Show”.

Teksa po prezantonte, një video material për aktoren e madhe Tinka Kurti, papritur pa veten e tij në ekran, në të cilën shfaqej rrugëtimi 17-vjeçar në TV.

Nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por më pas e kuptoi që ishte një dhuratë shumë e bukur për 45-vjetorin e ditëlindjes.

Pas asaj surprizes për Albanin, qëndronte sigurisht bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, ndonëse nuk donte që t’ia rrëmbente vëmendjen dhe qëndroi në prapaskenë.

Por në fund të mbrëmjes, Bieta nuk e la me kaq. Ajo zgjodhi 45-vjetorin e Albanit për të na zbuluar të plotë fytyrën e djalit të tyre, KroiArt.

Nga foto mund të kuptojmë që vogëlushi paska marrë tiparet më të bukura të mamit dhe babit.