TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momenti kur Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin Edi Rama ka qenë një nga momentet më të komentuara të kësaj jave të cilin mesa duket nuk e ka lënë pa parë edhe kushërira e saj, Bebe Rexha.
Këngëtarja me famë botërore ka postuar sot një foto të kryetares së LSI dhe e vlerëson për guximin dhe ndryshimin që po bën në mentalitetin shqiptar.
"Ka akoma 3 milion gra të shtypura në mbarë botën, por janë gratë e tilla që po bëjnë ndryshimin. Kjo grua është e fortë. Ajo është mama. Ajo është bashkëshorte. Ajo është motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka bërë ndryshimin dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por edhe mua, kurajon që të ndjek ëndrrat. Duke u rritur më thonin të flisja vetëm kur duhet, tani flas kur kam diçka për të thënë", shkruan Bebe.
[gallery ids="44198,44199,44200,44201"]