LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2017, 12:20

Lori Hoxha: Vetëm një njeri i mungon Top Channel

Lori Hoxha: Vetëm një njeri i mungon Top Channel

Gjatë vitit 2017 ka pasur një valë largimesh nga Top Channel, moderatorë, aktorë e gazetarë e lidhur me këtë pjesë gjatë emisionit "Shiko kush luan", Lorit i është bërë pyetja: "Çdo largim i personazheve nga Top-i ka bërë bujë mediatike, na thuaj një emër që Top-i do të dëshironte sërish ta kishte".

"Nuk di të ta them, sepse Top-i nuk jam vetëm unë. Kam përshtypjen se çdo njeri që është larguar, është larguar sepse ka kërkuar vendin që meriton dhe e ka vendin që meriton sot. Top-i bëhet nga ata njerëz që ka, jo nga ata që kanë ikur.

Një njeri që i mungon Top-it është Dritan Hoxha, e askush tjetër", u shpreh Lori.

[gallery ids="44444,44445,44446,44447,44448,44449,44450,44451"]