AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 12:47

Lleshaj propozoi shkarkimin, reagon Zef Hila: E kanë dezinformuar


Pas deklaratës për shtyp të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ku tha se kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila do të shkarkohet për shkak të incidenteve në KZAZ-të e kësaj zone ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Përmes një postimi në Facebook Hila mohon të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Postimi i Hilaj:

Nuk jam dijeni të lajmit të shkarkimit. Në atë moment unë nuk kam qenë prezent. Kam dhënë udhëzime që protesta të ketë qenë paqësore.

Ajo është organizuar nga shoqëria civile. Unë nuk kam qenë as në protestë. Nuk kam asnjë lloj informacioni.

Unë nuk jam dijeni të një veprimi të tillë, Lleshaj nuk ka informacionet e du huara për një gjë të tillë. Lleshaj mund të jetë dezinformuar.

Reagimi i Lleshajt:

Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr 6 të realizuar nga punonjës të bashkisë Vau i Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm.

Të njëjtin fat do të ketë cilido që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet duke lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.

Askush nuk do të lejohet të krijojë pasiguri dhe destabilitet për qëllime partiake.