TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Po hidhet në Nion të Zvicrës, shorti për 1/8- at e Ligës së Europës. Shorti do të jetë i lirë dhe nuk ka asnjë kufizim, pasi të gjitha ekipet do të jenë në të njëjtën vazo.
Goglat e Nionit do të përcaktojnë çiftet e turit të ri ku nuk parashikohen koka serie dhe mund të peshkohen edhe skuadra nga i njëjti shtet. Hedhja e shortit do të transmetohet drejtpërsëdrejti në të gjitha llogaritë e UEFA-s në rrjetet sociale “Instagram”, “Facebook” dhe “Twitter”.
Megjithëse datat s’janë përcaktuar ende përfundimisht, ndeshjet do të luhen mes të enjteve të 8 dhe 15 marsit në orët 19:00 dhe 21:05. Kalendari zyrtar do të bëhet i njohur, pasi shorti me skuadrat që do të shortohen të parat do të duhet të luajnë takimet e para në shtëpi.