SPORT, 21 Shkurt 2018, 22:57

Mançester Junajtid nuk thyhet në transfertën e Sevijës (VIDEO)

Mançester Junajtid nuk thyhet në transfertën e Sevijës

Ndeshja me e rëndësishme për ditën e sotme, e vlefshme për 1/16-at e “Champions League”, ishte takimi mes Sevijës dhe Mançester Junajtid.

Në ditën e sotme u luajt vetëm akti i parë i kësaj sfide, që nuk e njeh një favorit të sigurtë për kalimin në turin tjetër, pavarësisht avantazhimit të anglezëve. Në rast kualifikimi vendasit do të vendosnin një rekord të ri, duke u kualifikuar për herë të parë në 1/8-at e këtij kompeticioni.

Pjesa e parë ka dhuruar gjithçka, përveç një fituesi në këtë takim. Rastet e pastra kanë qenë nga të dyja krahët, por momenti kulminant u arrit në minutën e fundit të takimit. De Gea i ka evituar një gol të sigurt Muriel, nga një distancë e afërt ku reflekset “e çmendura” të portierit spanjoll mbajtën të pandryshuar rezultatin në 45 minutat e para.

Sa i përket pjesës së dytë, ajo ka folur më së shumti për vendasit, teksa Murinjo ka praktikuar futbollin e tij të preferuara, atë të mbrojtjes. Në fund të dyja ekipet janë ndarë në një barazim pa gola, teksa mund të thuhet se tekniku portugez e ka marrë atë që kërkoi takimi i ditës së sotme. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Sevilla: Rico, Lenglet, Banega, Correa, Nzonzi, Navas, Sarabia, Escuderio, Muriel, Vazquez, Mercado

Manchester United: De Gea, Valencia, Lindelof, Smalling, Young, Matiç, Herrera, Mc Tominay, Mata, Jesus, Alexis