TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmbysje e madhe e Shakhtar Donetsk ndaj Romës, 2-1, në sfidën e parë të 1/8-ave të Champions League.
Skuadra ukrainase ka bërë një sfidë fantastike në pjesën e dytë, duke u treguar efikase në rastet që iu paraqitën.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Romën, falë golit të Under në minutën e 41-të.
Por, me startin e së dytës, Shakhtar u shfaq më këmbëngulës, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 52-të me Ferreyra.
Goli i fitores për ukrainasit erdhi në minutën e 71-të nga Fred, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
Shakhtar-Roma 2-1
Shënues:Ferreyra 52′, Fred 71’/ Under 41’