AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 15:23

“Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, mesazhi i të rinjve për moderatorin e Top Channel

“Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, mesazhi i

Pas publikimit të lajmit se sonte në Top Channel kryeministri Edi Rama do të jetë përballë një grupi studentësh në ‘Top Show”, kanë reaguar studentët.

Nga protesta, ata u shprehën se kushdo që do marrë pjesë sonte në emision, nuk është përfaqësues i tyre.

Ndërsa nëpërmjet një pankarte i kanë përcjellë një mesazh moderatorit Alban Dudushi. “Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, shkruajnë studentët.

Studentët i kanë lënë afat deri në orën 16:00 kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla, për përmbushjen e gjashtë kërkesave të tyre, përndryshe ata do të vijojnë protestën e tyre deri në fund.