TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që banorët e “Astirit” protestojnë prej 37 ditësh, studentët po ashtu prej 7 ditësh radhazi para Ministrisë së Arsimit, protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin.
Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta. Po ashtu çmimi i lartë i karburantit, është një nga arsyet që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke bllokuar akset kryesore nga Veriu në Jug.
Në nga akset më të rëndësishme, siç është “Rruga e Kombit” është bllokuar nga qytetarët e Kurbinit, e njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër e Kavajë, ndërkohë do të bllokohet qarkullimi në rrethrrotullimin e “Bradasheshit” në Elbasan, në autostradën Tiranë – Durrës etj.
Proteste janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të vendit, duke e kthyer vendin në një kaos total.
Nga ana tjetër, studentët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Rama, ndërsa ora 16:00 po afron, dhe në rast se nuk u plotësohen kërkesat, ata kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës para Kryeministrisë.
