AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 08:30

Maskat grabisin minierën e Munellës në Pukë

Maskat grabisin minierën e Munellës në Pukë

Gjatë orëve të para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve minierën e Munellës në Pukë.

Maskat kanë kërcënuar me jetë rojën më pas janë futur në brendësi të minierës për të vjedhur kabllot elektrikë.

Punonjësit e minierës kanë njoftuar menjëherë policinë por grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Qafë Barit.

Policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.TPZ.AL