AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 13:27

“Ligji i Teatrit”, Vasili: Maxhoranca e përdhosi parlamentin që të mos vonohet vjedhja e teatrit

“Ligji i Teatrit”, Vasili: Maxhoranca e përdhosi parlamentin

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka hedhur akuza të reja në drejtim të qeverisë “Rama” për “Ligjin e Teatrit”.

Vasili tha se dekreti i Presidentit për Teatrin u shqyrtua në komisionin përkatës në orën 10 dhe e futën në seancë plenare pas një ore, në 11.00. Ai shton se maxhoranca e përdhosi parlamentin që të mos vonohet vjedhja e teatrit.

Përmes një postimi në “Facebook” shkruan se hajdutët qeveritarë, bashkiakë e gjithë ç’janë u dhanë urdhër dhe këta e përdhosen parlamentin që vjedhja e teatrit të mos vonohet asnjë sekondë.

Reagimi:

Kthejnë parlamentin në mejhane, që të vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqipërisë u kthye përfundimisht në mejhane. Dekreti i Presidentit për Teatrin u shqyrtua në komisionin përkatës në ora 10 dhe e fusin në seancë plenare pas një ore, në 11.00.

Edhe flasin për parlament këta mejhanexhinj vrimash. Hajdutët qeveritarë, bashkiakë e gjithë ç’janë u dhanë urdhër dhe këta e përdhosen parlamentin që vjedhja e teatrit të mos vonohet asnjë sekondë. Parlamenti vdiq, rroftë mejhania.TPZ.AL