AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 23:34

Liga e Europës, rezultatet dhe renditjet / Lacio e Strakoshës ia del me përmbysje, barazim shprese për Bazelin e Xhakës

Liga e Europës, rezultatet dhe renditjet / Lacio e Strakoshës ia del

Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës kanë konfirmuar momentin jo të mirë të Mançester Junajtid, i cili është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Alkmar. Anglezët kanë luajtur shumë keq, edhe pse në fund kanë fajësuar terrenin sintetik në të cilin u zhvillua sfida e me të cilin nuk ishin të mësuar.

Ndërkohë, Lacio është kthyer në garë me një fitore me përmbysje përballë Ren. Edhe pse u gjendën në disavantazh pas golit të Morel, Milinkoviç-Saviç dhe Imobile përmbysën rezultatin në këtë ndeshje duke triumfuar 2-1.

Nje fitore e thjeshtë ishte ajo sot për Arsenalin, që triumfoi me shifrat 4-0 ndaj Standard Liezhit. Kurse Bazeli i Taulant Xhakës ka marrë një barazim të rëndësishëm 2-2 në fushën e Trabzonspor, për të ndjekur Getafen kryesuese të grupit.

NDESHJET

GRUPI A

Dudelanzh-Karabak 1-4

Sevilja-APOEL 1-0

GRUPI B

Lugano-Dinamo Kiev 0-0

Malmo-Kopenhagë 1-1

GRUPI C

Krasnodar-Getafe 1-2

Trabzonspor-Bazel 2-2

GRUPI D

Rozenborg-PSV 1-4

Sporting Lisbona-LASK Linz 2-1

GRUPI E

Sëlltik-CFR Kluzh 2-0

Lacio-Ren 2-1

GRUPI F

Arsenal-Standart Liezh 4-0

Gimaraesh-Ejntraht Frankfurt 0-1

GRUPI G

Jang Bojs-Rejnxhërs 2-1

Fejenord-Porto 2-0

GRUPI H

Ferencvarosh-Ludogorets 0-3

CSKA Moskë-Espanjol 0-2

GRUPI I

Oleksandrija-Gent 1-1

St. Etien-Volfsburg 1-1

GRUPI J

Bashakshehir-Borusia Mynshengladbah 1-1

Volfsberger-Roma 1-1

GRUPI K

Beshiktash-Ullverhempton 0-1

Braga-Sllovan Bratislava 2-2

GRUPI L

FC Astana-Partizan 1-2

AZ Alkmar-Mançester Junajtid 0-0