TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në mbrëmje disa detaje në lidhje me reagimin që do të ketë nesër në lidhje draft-opinionin për Komisionin e Venecias.
Meta tha në një intervistë në “Opinion”, se Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat e saj, ndërsa shtoi se këtë gjë do ta sqarojë nesër.
“E para, ka tejkaluar Venecia kompetencat e saj dhe do e shihni nesër, do e dëgjoni nesër. Është shumë e sigurt. Nuk ekziston termi tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ekziston shkelje dhe shkelje e rëndë dhe presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe krim”, tha Meta
“Zero… Në Kushtetutën e Shqipërisë është shumë e qartë se i vetmi institucion që cakton zgjedhjet është presidenti. Kushtetuta është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm me të cilën nuk mund të luaj askush. Parimi kryesor i kushtetues sonë është pluralizmi politik”, u shpreh Presidenti.