TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Sokol Ballën, është pyetur për aksionin e Tatimeve tek portali dhe televizioni “Syri”. Rama tha se nuk ka dijeni për këtë ngjarje, edhe pse për të ka reaguar presidenti Meta dhe kryeministri Berisha, por se i vjen mirë që tatimet po kontrollojnë si financohen portalet.
“Nuk kam lidhje me këtë, por më vjen mirë që tatimet kanë filluar të shkojnë dhe të shohin si financohen portalet dhe si mbahen në punë gjithë ato stafe. Nuk kam lidhje me këtë gjë dhe nuk kam asnjë problem. S’kam dijeni, kam qenë sot gjatë gjithë ditës në aktivitet. Jam marrë gjithë ditën me krijimin e fondit të solidaritetit, ku të pasurit të japin një pjesë nga dividenti për të adresuar problemet e njerëzve më të dobët”, deklaroi Rama.
/TPZ.al/