TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tingëllon e çuditshme, por është e vërtetë.
Silvio Berlusconi ka shpenzuar plot 14 milionë euro për të forcuar Monzën. Edhe pse pjesë e Seria C italiane, klubi nga zona e Brianza ka bërë shpenzime faraonike dhe kjo falë kryetarit të Partisë, Forza Italia, Silvio Berlusconi.
Gjithçka bëhet publike nga "Tuttosport", e cila zbardh edhe punët e bërë nga 83 vjeçari. Akademia dhe merkato ka qënë ajo më kryesore, teksa së bashku me Gallianin punuan edhe për strukturat dhe kushtet stërvitore të skuadrës.
Kujtojmë që Berlusconi ishte edhe në krye të Milanit, i cili shkruajti historinë me ish-kryeministrin e Italisë në krye. Që prej largimit të tij, kuqezinjtë po vuajnë shumë si në lojë ashtu edhe në rezultate.