AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 21:17

Rama mohon "aferën" e Bilalit: Nuk kam lidhje me asnjë pagesë, thjesht bëra foto me Obamën

Rama mohon "aferën" e Bilalit: Nuk kam lidhje me asnjë


Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin e Sokol Ballës, ka komentuar fotografinë e tij me presidentin Obama. Rama mohoi të ketë paguar për të bërë këtë fotografi dhe gjithashtu u shpreh se nuk ka marrë pjesë në eveniment por thjesht ka bërë fotografi me presidentin Obama, pavarësisht se dy persona të dënuar në SHBA kanë deklaruar se fondet kanë ardhur nga jashtë SHBA-së dhe janë përdorur në mënyrë që një person në Shqipëri që do të bëhej kryeministër, të bëntë foto me presidentin Obama.

Kjo është një cështje e hetuar dhe gjykuar në SHBA. Po të kisha lidhje me këtë cështje, nuk isha person i papërfshirë, I pa pyetur dhe i pa konsideruar, në asnjë aspekt nga ana e drejtësisë amerikane.

Kjo rivjen si një përpjekej për të kompensuar, një shkelje flagrante të ligjeve shqiptare dhe me dyshime të rënda për përfshirje të aktorëve të tretë, të financimit të PD. Ata që duan të kuptojnë, e kuptojnë që është lojë politike.

Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment, kam takuar presidentin dhe kam bërë fotografi.Nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj pagese, zero”, deklaroi Rama.

I pyetur se si u ndje kur presidenti Meta iu referuar si “gruaja e Bilalit”, Rama tha se ndjen “përbuzje për këtë lloj gjuhe”.

Ndjej vetëm keqardhje dhe përbuzje për të tilla shprehje dhe për të tilla akte publike, me gjuhë të shthurur të njerëzve të cilët duhet të përdorin gjuhën për të adresuar problemet e njerëzve dhe për të përfaqësuar ata që i kanë zgjedhur”.

/TPZ.al/