AKTUALITET, 3 Tetor 2019, 22:56

Dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali, Edi Rama: PD-ja i ka marrë letrat në rrugë ilegale

Dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali, Edi Rama: PD-ja i ka marrë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike se kandidati i socialistëve në Shkodër, Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar në Itali.

I ftuar në “Real Story”, Rama tha se individi duhet të mbajë përgjegjësi për deklarimet e tij dhe jo Partia.

“Është skandaloze që në një shoqëri si e jona të predikohet se përgjegjësia individuale nuk është individuale por e partisë. Ça duhet të bëjmë ne të hapim sallë torturash që të tregojnë? Ka vetëdeklarim. Do ta bëjmë eksplicite; kush bën deklarim të rremë, shkon në burg. Letrat e PD-së janë marrë në rrugë ilegale. Në Itali nëse ke bërë një krim para 10 vitesh, fshihet nuk e gjen më kurrë. Vetëm në Polici. Dikush që gënjen ka përgjegjësi personale. Kjo duhet ndarë,“-tha Rama.