SPORT, 30 Shtator 2021, 23:22

Liga e Europës/ Lacio u kthehet fitoreve, Ferencvaroshit nuk i mjafton perla e Uzunit

Liga e Europës/ Lacio u kthehet fitoreve, Ferencvaroshit nuk i mjafton


Ndeshjet e darkës në Ligën e Europës kanë parë Lacion të kthehet përsëri te fitoret dhe të përmirësojë shanset për të vazhduar më tej  në turneun e dytë nga rëndësia në Europë. Pas humbjes së parë me Gallatasarajin duhej një reagim dhe italianët ia kanë dalë të bëjnë një të tillë kundër Lokomotiv Moskës.

Golat e shpejtë të Bashiç dhe Patrik i bënë më të lehtë sfidën Lacios që më pas kontrolloi me qetësi duelin, ku Strakosha dhe Hysaj ishin titullarë dhe ku fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Ndërkaq, Betis Sevilja ka fituar në fushën e Ferencvarosh me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku Myrto Uzuni la firmën e tij me një gol spektakolar i cili barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Fitore e rëndësishme ishte edhe ajo e Uest Hem përballë Rapidit të Vjenës, ndërsa tre pikët e para i regjistroi edhe Dinamo Zagreb me suksesin ndaj Genk.

GRUPI E

Lacio-Lokomotiv Moskë 2-0

13′ Bashiç, 38′ Patrik

Olimpik Marsejë-Gallatasaraj 0-0

GRUPI F

Ludogorets-Crvena Zvezda 0-1

64′ Kanga

Braga-Midtjilland 0-1

55′ (p), 90’+5′ Galeno, 62′ Horta / 19′ Evander

GRUPI G

Ferencvarosh-Real Betis 1-3

45′ Uzuni / 17′ Fekir, 76′ (ag) Uingo, 90’+5′ Tejo

Selltik-Bajer Leverkusen 0-4

25′ Hinkapi, 35′, 58′ Virtz, 90’+4′ Adli

GRUPI H

Uest Hem-Rapid Vjenë 2-0

29′ Rajs, 90’+4′ Benrahma

Genk-Dinamo Zagreb 0-3

10′ Ivanusec, 45’+3′ (p), 66′ (p) Petkoviç