SPORT, 30 Shtator 2021, 10:40

Ronaldo i shpëtoi lëkurën, Solskjaer fërkon duart: Ke gjithmonë një shans me të në fushën e lojës

Ronaldo i shpëtoi lëkurën, Solskjaer fërkon duart: Ke

Ole Gunar Solskjaer duhet të falënderojë Kristiano Ronaldon, pasi insistimi i tij bëri që Mançester Junajtid të dilte nga ”Old Traford” me tre pikë përballë Vijarealit.

Goli në minutën e 95-të i portugezit i dha suksesin ekipit anglez dhe për trajnerin norvegjez ishte një frymëmarrje, pasi një tjetër dështim do të vinte në rrezik pankinën e tij.

Ndaj ai nuk hezitoi të deklaronte pas sfidës se me një lojtar si Ronaldo, skuadra kishte një shans më shumë për të arritur rezultate të rëndësishme.

“Kjo është ajo që ndodh këtu në “Old Traford”. Për fat të keq na u desh që të harronim kujdesin dhe në fund ishim me fat. Ata janë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, Nuk kanë humbur asnjë ndeshje që para finales dhe kanë luajtur më parë me skuadra të mira.

Ishte fitore e vështirë pasi ishim në shtëpi dhe dëshironim të fitonim. Por ata luajnë mirë, nëse nuk do t’i bënim trysni, do të ishin të lumtur edhe të qëndronin në vend. Në disa raste nuk ka të bëjë me një pasim këtu apo atje, është turma, dhe kur ke Kristianon në skuadër, ke gjithmonë një shans.

Lingard me shumë mundësi nuk ishte i lumtur, pasi donte të luante më shumë, por ai hyri, la shenjën e tij në ndeshje dhe kjo është ajo që bën kur je një zëvendësues në këtë klub.

Kristiano është aq i mirë para portës dhe ka një impakt mbi të gjithë, është e jashtëzakonshme për lojtarët të fitosh ndeshjet në këtë mënyrë, pasi humbëm në Bernë në këtë mënyrë.

Por unë do të pëlqeja më shumë një fitore dhe një humbje sesa dy barazime.

Atalanta është një skuadër e mirë, çdo ndeshje është e vështirë në këtë nivel, ky është futbolli europian tashmë. Por me mendje ne jemi që tani te ndeshja me Evertonin” theksoi Solskjaer pas sfidës.