TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Derbi i Romës nuk mbyllet asnjëherë në paqe dhe polemikat e thumbimet e tij vazhdojnë me javë të tëra, pavarësisht asaj që është prodhuar në fushën e lojës. Zhoze Murinjo, pas humbjes përballë Lacios kishte kritikuar bardhekaltërit duke minimizuar suksesin e tyre si të ndikuar nga vendimet e gjyqtarëve.
Përgjigja i ka ardhur sot nga Igli Tare, i cili nuk ka përtuar t’i kthehet flakë për flakë teknikut të Romës.
“Nuk më pëlqen ajo që ka thënë pas ndeshjes, duhet të mësojë edhe të pranojë humbjet dhe të marrë më të mirën nga ekipi e tij, siç bënë sot me fitoren në Europë. Mjafton të analizosh episod për episod për të parë se nuk ka asnjë gabim të gjyqtarit në dëm të Romës, përkundrazi, nëse ka janë kundër Lacios. Si në rastin e penalltisë që u kërkua, nuk ishte as kërkesa për të përjashtuar me të kuq Leiva dhe penalltia për Zaniolon ishte diçka që e pa vetëm Irrati në VAR”, tha Tare.
I ngacmuar për aktivizimin e Strakoshës pas gabimit me Gallatasarajin, Tare shpjegoi se portieri nuk ishte në dyshim. “Tani është një portier me eksperiencë. Parulla e ultrasve ishte një gjest shumë i bukur. As ai nuk e priste. Mund të ndodhë, i ka ndodhur shumë portierëve të tjerë. Duhet të shohë para dhe të mësojë nga gabimi. Jam i bindur që këtë ndeshje do të bëjë një ndeshje të madhe”, ishin fjalët e Tares.