TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
La Liga ka zyrtarizuar sot atë që është tavani i rrogave për klubet e elitës në futbollin spanjoll për këtë edicion dhe sigurisht që shifrat kanë qenë mbresëlënëse. Nga njëra anë është Real Madrid që vazhdon të jetë përsëri në standardet e zakonshme me shpenzime kolosale pasi ka ditur të përballojë mirë krizën e COVID. Ndërsa nga ana tjetër është Barcelona që është limituar në këtë edicion të shpenzojë rroga si një ekip mesatar dhe nuk dihet ende se si do t’i përballojë edhe ato.
Real Madrid, falë menaxhimit që i bëri situatës me COVID, ka si tavan rrogash 739 milionë euro, plot 270 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, që tregon se pavarësisht borxheve që ka krijuar, klubi në fjalë ka vërtetuar se është në gjendje t’i paguajë duke ruajtur të njëjtin standard shpenzimesh.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Barcelonën, për të cilën tavani i rrogave është caktuar në 97, 94 milionë euro, duke mbajtur vendin e 7 në kampionatin spanjoll. Telashet e mëdha ekonomike të katalanasve dhe borxhi në të cilin është zhytur klubi, ka bërë që ai të penalizohet ndjeshëm dhe tashmë t’i ketë duart të lidhura për disa shpenzime. Sipas rregullores, klubet penalizohen me gjoba të majme apo me mosregjistrimin e lojtarëve nëse kalojnë këto rroga tavan gjatë edicionit futbollistik, duke arritur deri në heqjen e licencës.
LISTA
Real Madrid: 739,16 milionë euro
Sevilja: 200,39
Atletiko Madrid: 171,6
Vijareal: 159,29
Real Sociedad: 127,7
Atletik Bilbao: 111,81
Barcelona: 97,94
Espanjol: 77,87
Betis: 70,8
Selta Vigo: 65,53
Getafe: 64,4
Osasuna: 56,23
Granada: 53,49
Majorka: 46,12
Kadiz: 45,38
Alaves: 42,85
Rajo Vajekano: 41,82
Elçe: 41,52
Levante: 32,1
Valencia: 30,98